Driton Kuka i krahason Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën me Trepçën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Trajneri Driton Kuka i krahasoi dy xhudistet kosovare – Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën – me Trepcën, pasi ato të dyja ia fituan Kosovës nga një medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Majlinda Kelmendi me medaljen e artë dhe Nora Gjakova me medaljen e argjendtë bëjnë që Kosova ta zë vendin e shtatë në listën e shteteve më të suksesshme në Lojërat Evropiane Minsk 2019, raporton Gazeta Express.

Kjo arritje e ka bërë shumë krenar trajnerin e tyre, Driton Kukën, i cili postoi në llogarinë e tij në Facebook pas arritjes së dy kosovareve.

“Trepça prodhon ari edhe argjend! Majlinda e artë, Nora e argjendtë. Lojërat Olimpike Evropiane. Kosova mbi të gjitha …”, shkroi Kuka në Facebook.

Në këtë garë, Kosova po përfaqësohet nga 12 sportistë, prej të cilëve vetëm dy kanë përfunduar garën. Që të dyja, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi, ia fituan Kosovën nga një medalje. Këto dy medalje bëjnë që Kosova të radhitet para Francës dhe Britanisë së Madhe.

Edhe shigjetarja Ardita Zejnullahu garoi të premten në disiplinën Hark Olimpik, megjithatë ajo garën do ta vahzojë të martën, kur do të përballet në 1/32 e finales me britaniken Michaela Pitman Bryony.

Sot, edhe Patriot Behrami ia rriti shpresat Kosovës për një tjetër medalje, pasi që ai fitoi në kategorinë deri në 69 kilogramë në boks, kundër kroatit  Marko Zheljko. Megjithatë, ai garën do të vazhdojë në ditët në vazhdim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...