Lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj i shoqëruar nga Nënkryetari z. Ahmet Isufi, Kryetarja e AGK-së zj. Magbule Shkodra si dhe Kryetari i Degës së AAK-së në Ferizaj njëherësh Nënkryetar i komunës së Ferizajit z. Xhavit Zariqi, vizituan sot strukturat e Degës së AAK-së në Lipjan.
Me këtë rast Kryetari i Degës së AAK-së njëherësh Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Fitim Selimi kryesoi një varg aktivitetesh të natyrës organizative dhe politike.Në takimin me strukturat politike u diskutua për çështje të rëndësishme aktuale që po e preokupojnë gjithë vendin siq janë: Asociacioni i komunave me shumicë serbe, procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, themelimin e Gjykatës Speciale si dhe çështje tjera me rëndësi si në nivelin lokal ashtu dhe në atë nacional.
Pas këtij takimi kryetari z. Haradinaj u takua me një grup veteranësh të UÇK-së, të organizuar në kuadër të Organizatave të dala nga lufta në Lipjan, me të cilët u bashkëbisedua për problemet që preokupojnë veteranët, invalidët si dhe familjet e dëshmorëve. Gjithashtu u zhvillua edhe një takim me përfaqësues të biznesit vendor në të cilin udhëheqësit politikë të AAK-së shpalosën vizionin e tyre për zhvillimin e ekonomive dhe bizneseve që funksionojnë në nivel lokal dhe qëndror. Në këto takime u theksua nevoja e një kontributi të vazhdueshëm të strukturave bazë të AAK-së në politikbërje si në nivelin lokal ashtu edhe në atë nacional. Kryetari i Degës z. Selimi shprehu gatishmërinë për pjesëmarrje të shuksesshme në proceset të çfarëdo natyre që kërkon vendi. Gjithashtu u shpreh edhe gatishmëria e kryetarëve të dy degëve fqinjë Lipjan dhe Ferizaj për një bashkëpunim më intenziv në masovizimin e AAK-së në këtë terren.
AAK- Lipjan
Sektori për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun


