Berisha po largohet nga Atalanta, drejt skuadrës tjetër nga Serie A

PUBLIKUAR

Portieri kosovar është i pakënaqur në Bergamo, prandaj pritet të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere

Etrit Berisha mund të largohet gjatë kësaj vere nga Atalanta, shkruan Gazeta Express.

Portieri kosovar ka përfunduar në bankinë në sezonin e fundit dhe për këtë fakt ndihet i pakënaqur.

Përfaqësuesi shqiptar duket se i ka bërë valixhet gati dhe po e kërkon një eksperiencë të re.

Sipas mediave italiane, interesim për ish-portierin e 2 Korrikut, Kalmarit dhe Lazios ka shfaqur SPAL.

Kjo skuadër po shfaq qëndrueshmëri në Serie A, prandaj mund të jetë një destinacion interesant për Berishën.

Ky i fundit e ka humbur pozitën e titullarit edhe tek Kombëtarja shqiptare, ku portier i parë është Thomas Strakosha. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...