Abrashi me premtim të madh: Marrim rezultate pozitive për tifozët

PUBLIKUAR

Amir Abrashi dhe pjesa tjetër e lojtarëve janë grumbulluar në Treviso të Italisë për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjet e radhës.

Të premten në Danimarkë, përfaqësuesja me të njëjtin emër do të jetë mikpritëse e Shqipërisë e cila synon rezultat pozitiv.

Ndërkohë mesfushori fantastik i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi ka postuar një foto me shokët në grumbullim ku ka shkruar fjalë të mëdha.

25-vjeçari i cili është titullar i padiskutueshëm në formacionin e De Biasit, ka thënë se dy ndeshjet e radhës janë të rëndësishme por do të marrin rezultate pozitive për tifozët.

“Në grumbullim me Kombëtaren. Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për ne dhe duhet të marrim rezultate pozitive për ju tifozë. ‪#‎AA6‬ ‪#‎kuqezi‬ ‪#‎forcaShqipëria”, shkroi Abrashi. /Telegrafi/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...