Hernanes: Krenar që jam pjesë e Juves

PUBLIKUAR

Mesfushori brazilian, Hernanes, gjatë prezantimit te Juventusi është shprehur se ndihet krenar që gjendet te ky klub.

Futbollisti kreativ në ditët e fundit të afatit kalimtar u bashku me Bianconerët për një shumë prej 11 milionë eurosh dhe dy milionë të tjera bonuse.

“Është krenari dhe nder që prezantohem me këtë fanellë”, shkroi Hernanes në Instagram.

“Kam një motiv të madh për të bërë më të mirën në këtë eksperiencë të re. Jam i lumtur që kaloj në një tjetër klub të madh italian dhe në njërin prej qyteteve më të bukura në Itali, siç është Torino”.

“Po ashtu të bashkohem me njerëz shumë të mirë dhe profesionistë në njërin prej klubeve më të mëdha në Itali dhe në botë”, ka përfunduar braziliani.

Hernanes më parë ka luajtur te Lazio para se të kalonte tek Inter, në janar të vitit 2013 për 18 milionë euro. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...