Tayna publikon këngën më të re “Caliente”

PUBLIKUAR

Reperja e famshme Tayna dhe producenti i njohur Cricket kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Caliente” mban titullin kënga e tyre e re, e cila në gjuhwn shqipe do të thotë “e nxehtë”.

Muzika është punuar nga Cricket në “Friend Entertainment Studio”, derisa për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperja Tayna.

Kënga ka tematikë dashurie dhe është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror.

Xhirimet janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, gjersa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.

Tayna edhe këtë radhë vjen me një paraqitje mjaft atraktive në stil, duke sjell një performancë të zjarrtë për fansat e saj.

Përndryshe ky është projekti i tretë muzikor që ajo sjell për këtë vit.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...