Vjen me videoklip “Malena” nga Majk dhe Geti

PUBLIKUAR

Majk dhe Ghetto Geasy e kanë lansuar bashkëpunimin më të ri muzikor që mban titullin “Malena”.

Kujtojmë që versioni audio i kësaj kënge rrodhi në internet në javën e kaluar dhe u pëlqye shumë nga fansat e dy reperëve.

Ata mezi prisnin që kënga të kompletohej edhe nga ana vizuale dhe të shfaqej në versionin e plotë para tyre.

Geasy dhe Majk e kanë shkruar tekstin e këngës, ndërsa orkestrimi dhe miksimi është bërë nga Alandy.

Rzon e ka bërë ‘beat-in’, Astrit Stafa është kujdesur për pjesën e kitarës, ndërsa videoklipin e ka xhiruar produksioni Imagine Films.

Getoar Selimi dhe Kastriot Rexha kanë ditur të krijojnë hite të mëdha secilën herë që kanë bashkëpunuar, prandaj pritet që edhe ky projekt të ndjekë të njëjtën rrugë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...