Coutinho: Në Barcelonë nuk kam treguar atë që pritej

PUBLIKUAR

Brazili e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 3-0 Bolivinë.

Philippe Coutinho i Barcelonës ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të Brazilit, duke realizuar 2 gola.

Coutinho, që po kritikohet për sezonin e dobët me Barcelonën dhe mund të largohet nga “Camp Nou”, fillimisht shënoi për 1-0 nga penalltia në minutën e 50’, kurse dyfishoi epërsinë me kokë në minutën e 53’.

Pas ndeshjes, ai foli për situatën e vështirë në Barcelonë.

“Mesazhi për tifozët? Nuk kam se çfarë t’u the, u jam falënderues për mbështetjet që kam marrë. Kam kaluar kohë të vështirë sepse nuk kam dhënë atë që pritje, por kështu është futbolli… dhe jam duke punuar që të përmirësohem”, u shpreh Coutinho.

“Është ditë e lumtur pasi shënova dy gola dhe ndihmova ekipin për të marrë fitore”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...