Kryetari Ahmeti viziton dy shkollat e reja në Banullë dhe Gllogovc

PUBLIKUAR

1 shtator 2015- Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë komunale të Arsimit Rasim Hasanin, të marten kanë vizituar dy shkollat e reja tani më funskionale në fshatin Banullë dhe atë në Gllogovc.
Për më tepër, gjatë qëndrimit në shkollën e re në fshatin Banullë, Kryetari Ahmeti ka përgëzuar stafin drejtues e mësimor si dhe nxënësit për shkollën e re dhe fillimin e vitit të ri shkollor, duke iu dëshiruar suksese të reja. Në të njejtën kohë ai ka porositur nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle që të ruajnë me shumë kujdes këtë ambient sepse është i tyre dhe i gjeneratave të ardhshme në vazhdim është shprehur kryetari Ahmeti.
Urimin për këtë fillimvit shkollor nga vet kreu i Komunës, me kënaqësi e kanë pritur edhe nxënësi dhe punonjësit e shkollës së re në fshatin Gllogovc.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...