Toronto shkruan historinë, shpallet kampion i NBA

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Toronto Raptors e mposhti kampionin e sezonit të kaluar, Golden State Warriors, me rezultat 114:110 në ndeshjen e gjashtë finale, për ta fituar kështu titullin e parë të NBA në histori të klubit.

Raptors e fitoi serinë finale kundër Warriors 4:2. Kawhi Leonard u shpall Lojtari Më i Vlefshëm i Finaleve të NBA, pasi i shënoi mesatarisht 28.5 për ndeshje në serinë finale, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një dreq sezoni”, tha trajneri i Torontos, Nick Nurse, pasi skuadra e tij e siguroi titullin e vetëm të klubit kanadez në historinë e tyre 24-vjeçare.

“Kjo është arsyeja pse unë luaj basketboll; për këtë gjë unë punoj shumë”, shtoi Leonardi.

Warriors, që erdhën në finale me dy titujt e fundit të NBA dhe i kishin fituar tri nga katër kampionatet e fundit, ishin në këtë sfidë pa Kevin Durantin e lënduar, ndërsa e humbën edhe Klay Thompson për shkak të një lëndimi të gjurit në çerekun e tretë.

Stephen Curry e pati mundësinë për ta barazuar serinë, mirëpo e humbi trepikëshin kur Warriors po humbiste vetëm për një pikë (111:110), para se Leonardi ta siguronte fitoren për mysafirët.

Toronto Raptors vs Golden State Warriors – Full Game 6 Highlights | June 13, 2019 NBA Finals

Toronto Raptors vs Golden State Warriors – Full Game 6 Highlights | June 13, 2019 NBA Finals | 2019 NBA Playoffs 📌 SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE!

Kjo ishte ndeshja e fundit e Warriors në Oracle Arena para se ata të transferohet në Chase Cetner në San Francisco.

Draymond Green i Golden State, i cili i shënoi 11 pikë, tha: “Të gjithë në këtë skuadër luajtën me shumë zemër. Mirëpo, kjo nuk mjaftoi për pak”.

Raptors është klubi i parë kanadez që e fiton një titull të madh sportiv të Amerikës së Veriut, që kur Toronto Blue Jays e fituan titullin e Major League Baseboll në vitin 1993. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...