Pamje: Messi e Aguero nuk ia dalin të shënojnë në portën e zbrazet

PUBLIKUAR

Lionel Messi dhe Sergio Aguero nuk duken edhe aq të gatshëm për Kupën e Amerikës, siç tregojnë pamje nga stërvitja e tyre me ekipin kombëtar të Argjentinës.

Dyshja sulmuese, e cila do të tentojë t’i ndihmojë Argjentinës ta fitojë një trofe të madh pas një kohë shumë të gjatë këtë verë në Brazil, i bëmë bashkëlojtarët e vet të shpërthejnë në të qeshura duke mos qëlluar në portën bosh, shkruan Gazeta Express.

Kupa e Amerikës do të nisë këtë të shtune në Brazil dhe Argjentina është skuadra e dytë favorite pas nikoqirit për të fituar këtë garë. Për herë të fundit, Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës në vitin 1993.

Bardhekaltrit do ta luajnë ndeshjen e parë më 16 qershor kundër Kolumbisë, por, duke parë atë që ka ndodhur në stërvitjen e fundit, shenjat nuk duken të mira për skuadrën e Lionel Scalonit.

Në një video të postuar në Twitter nga “ESPN FC”, shikohen Leo Messi dhe Sergio Aguero që nuk arrijnë të shënojnë me portën e zbrazet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...