Trajneri i Bullgarisë: “Kosova ka futbollistë cilësorë dhe duhet ta pranojmë këtë, fitoi ekipi më i mirë”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka reaguar pas humbjes nga Kosova në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, e zhvilluar në Sofje, Kosova arriti fitore dramatike, duke e mposhtur 3:2 Bullgarinë.

Ndërkaq, Balakov është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen e sontme.

“Përfundim shumë i keq për ne. Arsyeja e humbjes është lodhja fizike. Kosova ka futbollistët cilësor dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, tha fillimisht Balakov, përcjell Zëri.

Image

“Ne donim ta shënonim edhe golin e tretë pasi fitorja ishte detyrim, por në fund të ndeshjes fitoi skuadra e cila ishte më e mirë në aspektin fizik. Ne i kishim rastet tona, por nuk e kishim përqëndrimin në nivel”, vlerësoi Balakov.

“Kemi 15 vite që nuk jemi kualifikuar në një kampionat të madh. Nuk jam i shqetësuar, por nuk më pëlqen të humbasim”, potencoi trajneri bullgar.

“Fitorja e Kosovës ishte e merituar”, shtoi Balakov.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...