E kryer: Hernanes te Juve, formacioni i mundshëm me brazilianin në skuadër (Foto)

PUBLIKUAR

Gjithçka është pranë përfundimit që Hernanes t’i bashkohet Juventusit nga Interi.

Sipas Sky Sport, edhe detajet financiare në mes të dy klubeve janë biseduar dhe tani ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Marrëveshja mes palëve është arritur për një vlerë rreth 11 milionë eurosh dhe një kontratë trevjeçare në vlerë prej 2.7 milionë eurosh në sezon.

Thuhet se Hernanes ka udhëtuar në Torino, pasi ky transferim ka qenë i kërkuar personalisht nga Allegri.

Trajneri italian e shikon brazilianin si trurin e mesfushës së tij. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...