Gjithçka gati, më 1 shtator fillon mësimi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Sot me 1 shator do të fillojë Viti i Ri shkollor 2015-2016 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Lipjanit ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Lipjanit Rasim Hasani. Ai ka shtuar se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e një viti të mbarë shkollor, duke shtuar se shumica e shkollave janë në gjendje të mire dhe janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor.
Me këtë rast drejtori Hasani ka theksuar se problem në këtë fillim viti është në dy shkolla të vetme të Komunës së Lipjanit në Gjimnazin “ Ulpiana” në Lipjan dhe në shkollën fillore në Kraishtë.

Ai ka shpreh paknaqësinë e madhe ndaj Ministrisë së Arsimit e cila është investitore në ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit “ Ulpiana” në Lipjan . Ministria e Arsimit kohë më parë ka njoftuar DKA-në në Lipjan se me 1 shtator objekt i ri i Gjimnazit “ Ulpiana”, do të jetë funksional, ndërsa tani kjo Ministri nuk përgjegjet fare në shkresat e DKA-së, ndërsa nxënësit e Gjimnazit “ Ulpiana”, mësimin do ta fillojnë sërish në objektin e vjetër.


Problem i theksuar është edhe në shkollën fillore në Kraishtë, ku për shkak të mos pergjegjësisë së punëkryersit janë shfaq disa probleme ku shkolla e re nuk do të jetë plotësisht e gatshme me 1 shtator, ka thënë ndër të tjera drejtori Hasani.
DKA sipas Hasanit ka bërë përpjekje të vazhdueshme që shkalla e arsimimit të shtoi progres në komunën e Lipjanit, duke bërë angazhime për ngritjen e nivelit dhe cilësisë së kuadrit profesional , krijimin e një ambienti të përshtatshëm për përparimin e secilit nxënës. Ai ka përmendur edhe investimet e shumta që janë bërë në infrastrukturën shkollore si: renovimi i kulmeve, rrethoja, platoja, fusha sportive, trotuare, nyja sanitare, furnizim të inventarit, kyqje të kamerave, kyqje në rrjet të kanalizimit, renovim i dyshemeve etj.
Në fund drejtori i Drejtorisë së Arsimit Rasim Hasani ka uruar vitin e ri shkollor 2015 -2016 të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve e në veçanti fillestarëve.

SHIKO MË SHUMË

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...