Live nga Kuvendi: Flora Brovina nuk lejon debat

PUBLIKUAR

live-nga-kuvendi-deputet-euml-t-e-pdk-s-euml-ulen-n-euml-mes-t-euml-sall-euml-s_hd
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit kanë filluar të hyjnë në sallën e seancave plenare.
  • 10:26 am Vjosa Osmani nga LDK dhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje kanë ngritur shqetësimin për siç kanë thënë ata “shkeljen e vendimit të Kryesisë”, rreth ulsëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
  • 10:24 amLëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Visar Ymeri ka propzuar Albulena Haxhiun për komision për verifikimin e mandatit të deputetëve.
  • 10:24 amEdhe partitë e minoriteteve kanë propozuar përfaqësuesit e tyre për komisionin e verifikimit të deputetëve.
  • 10:23 amNë emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka propozuar Memli Krasniqin përfaqësues për komisionin për verifikimin e mandatit të deputetëve.
    Ndërkaq, Vjosa Osmani, ka propozuar Armend Zemaj për përfaqësues të komisionit.
    Ajo ka thënë se ai do të jetë përfaqësues i koalicionit LDK-AAK-NISMA.
  • 10:20 amFillojnë propozimet për Formimin e Komisionit të përkohshëm për verfikimin e mandatit të deputetëve:
  • 10:14 amVjosa Osmani e LDK-së ka kërkuar faljen nga kryesuesja Brovina, por ajo nuk ia jep fjalën.
  • 10:13 amEdhe Teuta Rugova, si deputetja më e re e këtij legjislacioni, “në ndihmë” të Flora Brovinës në seancën inauguruese të Kuvendit të Kosovës.
  • 10:12 amFlora Brovina, fillon séance me fjalën hyrëse duke kërkuar qetësi dhe komunikim ndërmjet veti.
  • 10:11 amGjithashtu, në seancën inauguruese të legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, ka arritur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
    Po ashtu edhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, është ulur në vendin e kryesuesit të seancës.
  • 10:07 amTanimë në sallën e Kuvendit të Kosovës është futur edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi.
  • 10:06 amNë anën e djathtë, në rendin e parë janë të ulur Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Vjosa Osmani dhe Sabri Hamiti.
  • Ndërkaq, deputetët e Vetëvendosjes janë ulur në anën e majtë të sallës.
  • 10:01 amNë orën 10:00 duhet të fillojë seanca konstituive. Deri më tani nuk raportohet të ketë ndonjë problem në Kuvend.Deputetët e LDK-së kanë zënë vendet pikërisht aty ku kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar.
  • Deri tani në sallën e Kuvendit janë vetëm disa deputetë të PDK-së. Gjithashtu janë duke hyrë edhe disa deputetë të LDK-së, si dhe kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...