3.2 milionë euro tender për ndërtimin e rrugës malore në bjeshkët e Deçanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Komuna e Deçanit ka shpallur tenderin prej 3.2-milionësh për ndërtimin e rrugës malore në bjeshkën e Strellcit, fshat ky i komunës së Deçanit. Në njoftimin e publikuar në platformën online të prokurimit thuhet se rruga ekzistuese është shumë e dëmtuar dhe vështirë e kalueshme, andaj ekonomia familjare (blegtoria) e komunitetit të fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët varen shumë nga kjo rrugë, shkruan gazeta “Zëri”.

Më shumë se 3.2 milionë euro para të buxhetit të Kosovës priten të shpenzohen për ndërtimin e një rruge malore për nevoja të bujqve në fshatin Strellc, të komunës së Deçanit. Në njoftimin e publikuar në platformën online të prokurimit thuhet se rruga ekzistuese është shumë e dëmtuar dhe vështirë e kalueshme. Andaj ekonomia familjare (blegtoria) e komunitetit të fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët varen shumë nga kjo rrugë. Më tutje në platformën në fjalë thuhet se për operatorët ekonomikë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet ta kenë një vërtetim të lëshuar nga gjykata kompetente ose nga autoritetet administrative të vendit të themelimit të tenderuesit, që vërteton se ndaj operatorit ekonomik nuk është duke u zhvilluar ndonjë procedurë falimentuese.

Po ashtu OE-të duhet të kenë edhe vërtetimin e lëshuar nga Administrata Tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik në fjalë nuk është delikuent (shkelës) i tatimit së paku deri në 3-mujorin e vitit të fundit të njoftimit të kontratës. “Po ashtu operatori ekonomik duhet të ketë një qarkullim financiar bankar me një vlerë të përgjithshme prej së paku 5.000.000 eurosh në tre vjetët e shkuara nga data e publikimit të njoftimit për kontratë, në rast konsorciumi lideri duhet të ketë të paktën 60% të vlerës së qarkullimit. Po ashtu kompania duhet të ketë kapital të mjaftueshëm për realizimin e kontratës, mjete të gatshme në bankë në vlerë prej së paku 300,000 €”, thuhet në njoftimin e publikuar.

4.5 milionë euro dëshmi për punë të kryera

Aty më tutje në njoftimin për kontratë të publikuar në platformën online të prokurimit thuhet se operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në tre vjetët e shkuara nga publikimi i njoftimit për kontratë në një vlerë prej jo më pak se 4,500,000 €, ku minimum në projekte duhet të jenë zgjerim i rrugëve rajonale. Në rast konsorciumi te OE-ofertës lideri duhet të ketë të paktën 60% kontrata të natyrës së ngjashme. Gjithashtu operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka së paku nga 30 punëtorë në listën e punëtorëve.

Po ashtu menaxheri i projektit duhet të jetë inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë, Drejtimi Konstruktiv, me 10 vjet përvojë pune pas diplomimit. Ai po ashtu duhet të ketë dëshmi se ka menaxhuar së paku dy projekte nga lëmi i kërkuar. “Udhëheqësi i punishtes duhet të jetë inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë, Drejtimi Konstruktiv, 10 vjet përvojë pune pas diplomimit si udhëheqës i punishtes në projektet e ndërtimit, të rehabilitimit ose të rikonstruktimit të rrugëve. Minimum një projekt të realizuara në lëmin e kërkuar.

Pajisjet që duhet t’i këtë operatori ekonomik

Më tutje në njoftim për kontratë thuhet se OE-të që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet të kenë një buldozer “D7”, shtatë ekskavatorë të ndryshëm, 1 ekskavator me çekan pneumatik, dy kamionë kiper minimum 40 tonë, një kamion minimum pesha 30 tonë, një kamion minimum pesha 20 tonë, një kamion me korpë, dy kokë tërheqëse, 18 tonë, dy gjysmërimorkio minimum 30 tonë, një rimorkio e rëndë minimum 40 tonë, tre kamionetë kabinë dyshe, 2 ngarkues, 4(katër) cilindër vibrues (makinë ngjeshëse), 1 makinë ngjeshëse cilindër me dhëmbëza, 2 grejder (makine pernivelizimin e rrugëve), 1 çekan hidraulik, dy autopompë betoni, 3 kamionë për transport të betonit (autobetonierkë – mixer), 1 autocisternë , pajisjet e nevojshme për punët e asfaltit dy (2) makina për asfaltimin e rrugëve, 1 cilindrat me rrota të kombinuara (gomë dhe hekur), dy cilindrat me rrota hekuri me vibrim, 1 cilindër me rrota hekuri me vibrim 3 tonë, një spërkatës për bitumin dhe emulsion, dy makina për gërryerjen e asfaltit, 1 prerëse e asfaltit, 1 kompresor, 7 kamionë kiper për transport të asfaltit të gatshëm minimumi 32 tonë, bazë për beton nga një kompani e licencuar ose marrëveshje për furnizim, gurthyes dhe seperator të licencuar ose marrëveshje për furnizim, bazë për asfalt nga një kompani e licencuar ose marrëveshje për furnizim”, thuhet në njoftimin e publikuar.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...