Holanda e ka përmbysur Anglinë për t’u kualifikuar për në finalen e Ligës së Kombeve ku do të përballet me Portugalinë. Ndërkohë, që Anglia do të luan me Zvicrën për vendin e tretë
Ka përfunduar ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kombeve në mes të Holandës dhe Anglisë.
Anglia edhe pse e filluan më mirë këtë takim nuk arritën që ta ruajnë rezultatin e tyre minimal 1-0 pasi që Holanda arriti të barazoi rezultatin dhe në fund ta fiton këtë ndeshje.
Pjesa e parë ishte një pjesë shumë më e mirë për Anglinë, të cilët sulmuan më shumë dhe si rezultat shkaktohet penallti në minutën e 31-të në Rashford, i cili edhe e konverton atë në gol.
Holanda fillon të këndellet dhe ka më shumë tentime për gol por që nuk arrin ta barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë përsëri dominuese ishte Holanda dhe arrin të goli në minutën e 73 me anë të De Ligt, i cili krosimin e Depay arrin ta shndërroi në gol.
Anglezët filluan të këndellen dhe arritën që të shënojnë një gol në minutën e 83-të të ndeshjes, por VAR e anuloi atë, për të shkuar ndeshja në vazhdime.
Në minutën e gjashtë të pjesës së parë të vazhdimeve një gabim i mbrojtësit të Manchester City, Stones bëri që të vije edhe goli i epërsisë për holandezët që ishte një autogol i shënuar nga Kyle Walker.
Anglia pavarësisht se tentoi që ta kthejë rezultatin por ishte përsëri figurë tragjike John Stones i cili përsëri humbi një top që i lejoi Promes të shënoi edhe golin e tretë për Holandën në minutën e 114 i cili asistohet nga Depay.
Holanda do të takohet në finale të Ligës së Kombeve kundër Portugalisë derisa për vendin e tretë do të luajnë Anglia me Zvicrën. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen më 9 qershor, pra këtë diel. /GazetaExpress/


