Më në fund Cristiano Ronaldo ka shënuar gol nga gjuajtja e lirë, pas një pritjeje shumë të gjatë, pothuajse një vit të plotë.
Ylli i Juventusit shënoi nga gjuajtja e lirë për Portugalisë kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve të mërkurën, transmeton Gazeta Express.
Goli fantastik nga gjuajtja e lirë ishte vetëm njëri nga tre golat e Ronaldos në triumfin e Portugalisë 3:1 kundër Zvicrës, që i dërgon atë në finale të Ligës së Kombeve.
Hera e fundit kur Ronaldo shënoi nga gjuajtja e lirë ishte 15 qershori i vitit 2018, në barazimin 3:3 kundër Spanjës në Kupën e Botës.
Numri 7 nuk ia doli të shënojë asnjëherë nga gjuajtja e lirë në 23 tentimet e tij për Juventusin sezonin 2018/19, sipas të dhënave të Opta. /Gazeta Express/


