Krojmiri dhurojnë Plis Imri Ahmetit (FOTO)

PUBLIKUAR

Është bërë përurimi i rrugës së asfaltuar në lagjen “Pojata”, në Krojmir.
Nën organizimin e banorëve të fshatit Krojmir përkatësisht lagjes së “Pojatave”, u zhvillua ceremoni inaguruese për asfaltimin e rrugës së re. Në këtë solemnitet rasti prezent ishte edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtor, ku mes të tjerash tha se lagjeja e ” Pojatave”, meriton edhe me shumë mbështetjen dhe përkrahjen e Komunës, sepse është lagjeja e Dëshmorëve të Kombit, sepse pikërisht në këtë lagje kanë dhënë jetën Dëshmorët e Kombit ka thënë Kryetari Ahmeti, duke uruar banorët për këtë projekt që ta gëzojnë çdo gjeneratë pas gjenerate.
Ceremonia e prerjes së shiritit u bë nga Kryetari Imri Ahmeti, familjarë të Dëshmorëve dhe nga Xhevdet Qiriqi kryetari i Këshillit për të Drejtat e Veteranëve të UÇK-së. Në fund të këtij solemniteti banorët e fshatit Krojmir kanë dhuruar Kryetarit Imri Ahmeti një plis të bardhë në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për kontributin e dhënë.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...