Klopp e pranon: Kam qarë gjatë paradës

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp e ka pranuar se kishte qarë gjatë paradës së Liverpoolit me trofeun e Ligës së Kampionëve të dielën në Liverpool.

Pasi e mundi 2:0 Tottenhamin në finalen e Madridit të shtunën për ta fituar titullin e gjashtë në histori të klubit, Liverpooli e vazhdoi festën para mijëra tifozëve në qytetin e vet të dielën, transmeton gazeta Express.

Klopp, të cilit thuhet se do t’i ofrohet kontratë e re në Anfield, u emocionua kur e pa përkrahjen e madhe për të kuqtë për suksesin në Evropë.

“Nuk mund ta përshkruaj vërtet sepse kam qarë paksa. Ajo që njerëzit bën (në paradë) ishte marramendëse”, tha Klopp për uebsajtin e klubit.

“Duhet të kesh kontakt të drejtpërdrejt sy me sy për ta kuptuar se çfarë do të thotë (ky trofe) për ta. Është moment prekës të jem i sinqertë. Është mahnitëse”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...