Arbër Zeneli është i tërë i përqendruar t’i ndihmojë Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian këtë muaj, pas një sezoni të suksesshëm individual me Stade de Reims.
Anësoi mitrovicas do t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës, i cili grumbullohet sot, për t’i nisur përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit në Grupin A kualifikues për EURO 2020 ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, raporton Gazeta Express.
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, Zeneli thotë se tani është i gjithi i përqendruar në Kombëtaren kosovare, dhe synon t’i ndihmojë verdhekaltërve drejt kualifikimit në një kampionat evropian për herë të parë në histori.
Kosova


