Kush është tifozja “bombë” që u fut në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Quhet Kinsi Volanski, dhe është pikërisht femra që u fut në fushë, gjatë pjesës së parë të finales mes Liverpulit dhe Totenhemit në Madrid.

Hiret e saj e bënë që në pak minuta, profili i 22-vjeçares në Instagram të rritej me shifra të frikshme, teksa nga 300 mijë ndjekës që numëronte para këtij episodi, tashmë i ka dyfishuar, dhe rritet minutë pas minute me ritme të mëdha.

Kinsi prej 8 vitesh, është edhe e dashura e komedianit rus Vitali Zdorovetski, i njohur për videot e tij humoristike në “YouTube”, por edhe ky i fundit, është futur në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014, në Brazil, në finalen që luhej mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

Vetë i dashuri i saj, Vitali, ka reaguar në një postim në “Instagram”, ku shkruan: “Vajza ime e bëri, u fut në finalen e Champions League. Jam kaq shumë krenar për ty, je gjithçka për mua”.

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...