Klopp: I kam humbur 6 finale, ama tifozët kanë vuajtur më shumë se unë

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp beson se tifozët e tij kanë vuajtur më shumë se ai për gjashtë finalet e tij të humbura në karrierë.

Klopp më në fund e fitoi një finale, pasi Liverpooli i tij e mundi 2:0 Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën në Wanda Metropolitano dhe u kurorëzua kampion i Evropës, transmeton Gazeta Express.

Pas gjashtë humbjeve në finale, trajneri gjerman e kaloi pengesën finale këtë herë, duke i udhëhequr të kuqtë drejt titullit të gjashtë evropian.

“Kjo është e jashtëzakonshme. Ka qenë një sezon intensiv, por ne i shënuam dy gola dhe fituam për tifozët”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Të jem i sinqertë, kam qenë në gjashtë finale dhe kam humbur, por tifozët kanë vuajtur më shumë se unë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...