Leo shpreson që t’i varë atletet të paktën me një trofe me fanellën e Argjentinës.
Lionel Messi ka fituar shumë në karrierë te Barcelona, çmime individuale e kolektive, por asnjëherë nuk ia ka dalë të rrëmbejë trofe me Argjentinën.
Ai ishte afër në Kupën e Botës në vitin 2014, ku Argjentina humbi 1-0 nga Gjermania. Përveç kësaj, ishte afër ta rrëmbejë edhe Copa America tri herë, por nuk ia ka dalë në finale.
Ai ende shpreson që të fitojë trofe me Argjentinën, duke nisur nga qershori në Copa America.
“Dua ta përfundoj karrierën duke fituar trofe me Argjentinën, ose të paktë të bëjë sa më shumë përpjekje për të arritur një gjë të tillë”, tha Messi për Fox Sports.
“Nuk dua të mbes me ndjenjën që kjo nuk ndodhi dhe që i lash mundësitë të ikin”.
Messi ka bërë 129 paraqitje me Argjentinën dhe ka shënuar 65 gola. /Gazeta Express


