E konfirmon agjenti: “Ai do të qëndrojë në Chelsea”

PUBLIKUAR

Emerson s’e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, të paktën do të qëndrojë edhe për një sezon dhe nëse asgjë nuk ndryshon – atëherë mund të kërkojë aventurë të re.

Agjenti i Emerson Palmieri ka konfirmuar se mbrojtësi do të qëndrojë në Chelsea edhe sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari është lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, pasi dështoi t’ia zë vendin Marcos Alonsos te Chelsea në kohën e Antonio Contes.

Sido që të jetë, gjërat kanë ndryshuar paksa për Emersonin, i cili ka luajtur 27 herë këtë edicion me Maurizio Sarrin dhe startoi në finalen e Europa League ku Blutë e Londrës e mposhtën 4-1 Arsenalin.

“Ka edhe disa vite në kontratë”, tha Leonardo Cornacini, përfaqësuesi i lojtarit.

“Ai është i lumtur dhe klubi gjithashtu janë të lumtur ta mbajnë. Jemi të sigurt se e ardhmja e tij është në Londër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...