Ronaldo: E dua Mbappen

PUBLIKUAR

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, pajtohet me krahasimet që bëhen mes tij dhe yllit të ri të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappes. Ai thotë se e “dashuron” francezin.

20-vjeçari Kylian Mbappe e shijoi një sezon mjaft mbresëlënës në Ligue 1, duke i shënuar 33 gola në 29 ndeshjet e zhvilluara me kampionin francez këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Francezi ishte ylli i padiskutueshëm i Paris Saint-Germainit këtë sezon, pasi që Neymari ishte i lënduar për një pjesë të madhe të sezonit. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai ta marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha spanjolle, si Real Madridi e Barcelona.

Gjatë karrierës së tij, Mbappe është krahasuar me ish-yllin e Brazilit, Barcelonës, Real Madridit dhe Interit, Ronaldon, i cili kishte veçori të ngjashme me francezin.

Kur u pyet nga Marca nëse pajtohet me krahasimet që bëhen mes tij dhe Mbappen, Ronaldo u përgjigj: “Po, pajtohem. E dua atë”.

“Ai është i shpejtë, i saktë para portës dhe është vetëm 20-vjeçar. Ne e kemi njohur atë që tri vjet tani sepse ai është shumë i talentuar. Nuk e di si vlerësohen lojtarët tani, por kush jam unë që të flas?”, shtoi braziliani.

“Njerëzit paguan shumë para për mua dhe për Zinedine Zidanin. Është një evolucion normal në futboll”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...