Sarri sqaron pse e braktisi stërvitjen e Chelseat

PUBLIKUAR

Maurizio Sarri e ka sqaruar incidentin që e kishte lënë atë aq të zemëruar saqë e kishte braktisur stërvitjen e Chelseat para finales së Ligës së Evropës. Ai thotë se u zemërua pasi që lojtarët nuk po arrinin t’i praktikonin harkimet nga korneri dhe gjuajtjet e lira.

Trajneri i Chelseat e kishte gjuajtur në shenjë zemërimi kapelën e tij dhe ishte larguar nga seanca stërvitore në stadiumin Olimpik në Baku të martën. Kjo kishte bërë që të ngjallen pyetje pse e bëri ai këtë gjë, transmeton Gazeta Express.

Pasi që Gonzalo Higuain dhe David Luizi ishin përleshur gjatë një ndeshjeje mes lojtarëve të Chelseat gjatë seancës stërvitore, kishte spekulime se kjo përleshje e kishte shkaktuar reagimin e Sarrit.

Megjithatë, Sarri i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se ai ishte i lumtur që pa shpirt të tillë konkurrues mes lojtarëve të tij.

“Mendoj se ju nuk arrit të kuptonit dje sepse nëse lojtarët e mi janë agresivë në stërvitje, unë jam i lumtur e jo i zhgënjyer”, tha Sarri për BT Sport para ndeshjes të së mërkurës me Arsenalin, të cilën “Blues” e fituan me rezultat 4:1.

“Unë isha i zhgënjyer sepse ne donim t’i provonim disa opsione për harkimet nga korneri dhe gjuajtjet e lira, por pas 50 minuta stërvitjeje, kamerat ishin aty dhe ne ishim të zhgënjyer për situatën, jo për lojtarët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...