Kloppi i komenton lajmet se ai do të bëhet trajner i Juventusit

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se ai nuk dëshiron të largohet nga “The Reds” dhe ka shtuar se lajmet për emërimin e tij në pozitën e trajnerit të Juventusit janë gjepura.

Kampioni i Serisë A është në kërkim të një trajneri të ri, pasi këtë muaj bëri të ditur se Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën italiane sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Simone Inzaghi i Lazios, Maurizio Sarri i Chelseat dhe Antonio Conte i papunësuar janë disa nga emrat që janë përfolur më së shumti për mundësinë e emërimit trajner i gjigantit italian.

Bordi drejtues i Juventusit i shohin Kloppin dhe trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, si kandidatët më të përsosur. Por, gjermani i largoi të gjitha dyshimet për të ardhmen e tij para finales së kësaj fundjave në Ligën e Kampionëve.

“Natyrisht që është një ligë që më pëlqen, Italia është një vend i bukur, por këto spekulime për emërimin tim në pozitën e trajnerit të Juventusit janë gjepura”, ka thënë Klopp për Sky Sports Italinë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë te ato lajme, nuk do të largohem nga Liverpooli. E njeh Serinë A shumë mirë, e ndjek atë dhe më pëlqen. Por, do të qëndroj në Liverpool”.

Liverpooli shpreson të shpallet kampion i Evropës për të gjashtën herë në histori më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”, ku do të përballet me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...