Sarri zbulon të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

Maurizio Sarri ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në Premierligë si trajner i Chelseat, përkundër spekulimeve të vazhdueshme se ai do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin në pozitën e trajnerit të Juventusit.

Juventusi është në kërkim të një trajneri të ri pasi u bë e ditur se i ka ndarë rrugët me Massimiliano Allegrin, i cili këtë muaj bëri të ditur se do të largohej nga Juventusi pas pesë titujve radhazi të Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Sarri, i cili ishte nënkampion i Serisë A me Napolin në sezonin 2017/18, përflitet si kandidati favorit për ta marrë punën e trajnerit në Juventus. Por, 60-vjeçari është tifoz i madh i futbollit anglez.

“Për mua, në fillim, ishte shumë e vështirë t’i kuptoja lojtarët e mi dhe mendësinë e tyre. Por pas një janari të vështirë, në shkurt ata filluan të ndryshojmë. Kështu mendoj, ndoshta isha unë ai që ndryshoi”, ka thënë Sarri.

“Në këtë moment, i dua shumë ata. I kanë 22 lojtarë të mrekullueshëm, kështu që jam shumë i lumtur me ta. Natyrisht, unë duhet ta shqyrtoj të ardhmen time. Duhet ta kem parasysh që unë e dua futbollin anglez dhe e dua Premierligën”.

“Kam kontratë me Chelsean edhe për dy vjet të tjera, kështu që së pari do të flasë me Chelsean. Por, ky nuk është momenti i duhur. Tani duhet të mendojmë për finalen”.

Chelsea takohet sonte me Arsenalin në finale të Ligës së Evropës, në Baku të Azerbajxhanit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...