Eliminimi nga Liga e Kampionëve kundër Liverpoolit, i përkeqësuar nga humbja në finale të Kupës së Mbretit ndaj Valencias, kanë nxitur kritika të ashpra në drejtim të Barcelonës, e cila ka kaluar tani nëpër 24 orë të çmendura.
E ardhmja e Ernesto Valverdes në stolin e Barçës u bë shumë e paqartë të martën, me trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinez, që thuhet të jetë favorit për ta zëvendësuar 55-vjeçarin, transmeton Gazeta Express.

Bordi i kampionit spanjoll, megjithatë, nuk dëshiron të ngutet për ta marrë vendimin për trajnerin, ndërkohë që gjatë ditës së njëjtë, një tjetër kandidat, trajneri aktual i Holandës, Ronald Koeman, nuk e hodhi poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Barcelonës.

Ndërkohë, sipas RAC1, klubi katalonas është i hapur ta ofrojë Ousmane Dembelen në shkëmbim të Neymarit.
Derisa hapja e afatit kalimtar të verës po afron, situata në Barcelonë mbetet shpërthyese para sezonit të ri 2019/20. /Gazeta Express/


