Aston Villa e siguroi promovimin në Premierligë, duke fituar në ndeshjen finale të play-offs kundër Derby Countyt. Megjithatë, vëmendjen e tifozëve e mori Jack Grealish me këpucët e tij të shkatërruara.
Pas tre sezoneve në Championship, në nivelin e dytë të futbollit në Angli, Aston Villa është kthyer në Premierligë. Ata e mposhtën me rezultat 2:1 Derby Countyn e drejtuar nga Frank Lampard, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Dean Smith, që kishte qenë në finale të play-offs për promovim edhe vitin e kaluar, i bashkohet Norwich Cityt dhe Sheffield Unitedin në mesin e klubeve që e kanë siguruar promovimin në Premierligë.
Ky sukses ka domethënie të madhe veçanërisht për Jack Grealish, mesfushorin e lindur në Birminghamit dhe tifozin e përjetshëm të Aston Villës. Grealish kishte luajtur për grupmoshat e këtij klubi, para se të debutonte në vitin 2014.
What are those! 👟
Jack Grealish reveals the story behind his lucky boots
Report: https://t.co/NrJKXdNYcn pic.twitter.com/TyJgYQsylR
— Sky Sports Football (@SkyFootball) May 27, 2019
Që nga atëherë, Grealish i ka luajtur më shumë se 100 ndeshje për klubin e tij të fëmijërisë dhe e mban shiritin e kapitenit. Ai e ka luajtur një rol shumë të madh në skuadër që kur u kthye nga lëndimi i tij në mars dhe duket se për këtë gjë duhet t’i falënderojë këpucët e veta.
Që kur u kthye në fushën e blertë, Grealish i ka mbajtur të njëjtat këpuca të mbathur dhe përjashtim nuk përbënte as finalja e play-offs. Që kur ai i ka mbathur këto këpucë, Aston Villa ka qenë e pamposhtur, që 13 ndeshje.
“Unë u ktheva nga lëndimi dhe natyrisht këpucët nuk ishin kështu, ato ishin fringo të reja. I shënova disa gola dhe i bëra disa asiste dhe këto janë këpucët e mia fatsjellëse, kështu që u detyrova t’i mbaja”. /Gazeta Express/


