Vjen humbja e dytë e Chelseat (Video)

PUBLIKUAR

Kampioni i Ligës Premier, Chelsea, nuk e ka filluar aspak mirë sezonin e ri në kampionatin anglez.

Me rezultat 1-2, Blutë kanë pësuar para tifozëve në Stamford Bridge nga Crystal Palace, në ndeshjen e javës së katërt.

Asnjë gol nuk u pa në gjysmën e parë të lojës dhe me rezultatin e fillimit, skuadrat shkuan në pushim.

Bakary Sako e zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të duke heshtur tifozët vendas.

Nikoqirët i nivelizuan shifrat përmes Radamel Falcaos (79’), mirëpo shumë shpejt Joel Ward riktheu avantazhin e Palace dhe shënoi golin e fitores (81’).

Chelsea është në vend të 13-të në tabelë me vetëm katër pikë të grumbulluara nga një fitore, një barazim dhe dy humbje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...