Presidenti i Real Madridit flet për Hazardin

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, shpreson se ylli i Chelseat, Eden Hazard, do t’i bashkohet klubit madrilen sapo të përfundojë sezoni 2018/19.

Eden Hazardi është përfolur për një transferim të mundshëm gjatë gjithë sezonit dhe tani besohet se ai do ta shkëmbejë Chelsean për Real Madridin, në një marrëveshje prej 130 milionë eurosh, transmeton Gazeta Express.

Perezi e komentoi të ardhmen e Hazardit, mirëpo tha se ai s’ka pasur mundësi të flasë me përfaqësuesit e Chelseat, pasi që ata janë duke u përgatitur për finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit në Baku.

“Si supozohet të negociojmë me një klub që janë duke luajtur në një finale. Ne kemi qenë duk tentuar të bëjmë Hazardin lojtar të Real Madridit për shumë vite, por s’e kemi arritur këtë”, ka thënë Perez.

“Do të më pëlqente shumë që Hazardi të vijë në Real Madrid dhe me të vërtetë shpresoj që ai do të vijë. Ai është njëri ndër futbollistët më të mirë”.

Ky afat kalimtar i verës pritet të jetë mjaft i zënë për “Los Blancos”, pasi që trajneri i ri Zinedine Zidane dëshiron të bëjë revolucion në skuadrën që sezonin 2018/19 e mbylli në pozitën e tretë në La Liga dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve qysh në 1/8 e finales.

Klubi ka qenë i lidhur edhe me transferimin e disa lojtarëve të tjerë, si Kylian Mbappe dhe Neymar, përderisa së fundi u raportua se kapiteni Sergio Ramos e do largimin nga klubi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...