Union Berlin ka shkruar historinë duke u ngjitur në Bundesliga.
FC Union Berlin e ka mposhtur në play-off VfB Stuttgartin për t’u ngjitur në Bundesliga, derisa kjo e fundit ka rënë në Bundesliga 2.
Union u promovua në Bundesliga për herë të parë në histori falë vlerës së golit mysafirë. Ndeshja e parë në udhëtim përfundoi 2-2, kurse ajo e kthimit 0-0.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët e Union Berlin pushtuan fushë…. dhe dhuruan spektakël, pasi skuadra e tyre e zemrës, sezonin e ardhshëm, do të luajë në Bundesliga. /Gazeta Express/
DOO DOO DOO UNION! 🔴 pic.twitter.com/uygh0Q9MJX
— 1. FC Union Berlin (@fcunion_en) May 27, 2019


