Në pesë mujorin e parë, Dogana e Kosovës ka grumbulluar 412 milionë euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...
Dogana e Kosovës në 5 mujorin e parë ka arritur të grumbulloj 412 milionë euro, e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

Dogana nëpërmjet një komunikate, thotë se vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e  grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

“Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar. Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euro (412 milion)  apo 7.6% më shumë. Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë”, ka thënë dogana

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...