Legjenda gjermane: Sane do t’i bashkohet Bayern Munichut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Ish-ylli i Gjermanisë, Lothar Matthaus, është goxha i sigurt se sulmuesi anësor Leroy Sane do t’i bashkohet Bayern Munichut nga Manchester City.

Kohëve të fundit është raportuar se 23-vjeçari do ta braktisë kampionin e Anglisë pas tri vjetëve qëndrimi dhe do të kalojë te kampioni gjerman gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë Matthaus është i sigurt se Sane, i cili ka kontratë me City deri më 2021, do të shkojë në Allianz Arena.

“Një lojtar, i cili sipas meje, do t’i lumturojë tifozët e Bayernit vitin e ardhshëm, është Leroy Sane. Jam i sigurt se ai do të kalojë në Munich”, tha Matthaus.

“Do të ishte një transfer fantastik, sepse Sane është ndër anësorët më të mirë në botë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...