Pas taksës, kërkohet që Kosova të vendosë masa më të rrepta kundër Serbisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Njohësit e çështjeve politike në vend po kërkojnë që Kosova t’i kundërpërgjigjet ofensivës së Serbisë me masa shtesë. Përveç taksës ata po kërkojnë që Kosova të përdorë edhe mjete të tjera diplomatike deri në ndaljen e sulmeve të Serbisë dhe arritjen e reciprocitetit të plotë.

Serbia po vazhdon sulmet e saj ndaj shtetit të Kosovës. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së djeshme ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për qasjen e tij kundër dialogut.

Ai e ka fajësuar Haradinajn se përgjatë dy vjetëve të qeverisjes i ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi.

Madje Gjuriqi u shpreh se Serbia është e gatshme të arrijë marrëveshje me Kosovën nëse kjo u garanton serbëve në veri autonomi me standardet më të larta evropiane dhe botërore.

Mirëpo një gjë e tillë është e papranueshme si për Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe për opozitën, shkruan tutje gazeta “Zëri“.

Njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se Kosova duhet t’i ndalë këto sulme të Serbisë me mjete diplomatike dhe me masa tjera siç ka qenë edhe taksa.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...