Ndeshja e çmendur në “Giuseppe Meazza”, kualifikimi në Champions, e ardhmja… rrëfehet Spalletti!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

nteri ka siguruar sërish biletën për Champions League.

Mbrëmje magjike në “Giuseppe Meazza”. Interi ka siguruar biletën për Champions League pasi e mposhti me shumë vështirësi Empolin në ndeshjen e fundit në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit fitoi 2-1 dhe shpëtoi falë edhe portierit, Samir Handanovic, që ishte në natën e tij, duke bërë pritje fantastike.

Zikaltrit kanë rrezikuar shumë në minutat e fundit të takimit dhe duhet të ndihen me shumë fat që ia dolën.

Pas ndeshjes, ka reaguar Spalletti: “Nuk prisja ta merrnim fitoren në këtë mënyrë. Ishte një ndeshje e bukur, por presioni ishte shumë i madh sepse je pjesë e një klubi që është mësuar të fitojë trofe”.

“Më vjen keq për Empolin pasi kam shumë miq aty, ata e meritonin qëndrimin në Serie A, por Inter nuk u dorëzua deri në sekondën e fundit. Gjatë shumicës së kohës kemi pasur ndeshjen në kontroll, por është normale që disa detaje ndryshojnë gjithçka”.

“Lamtumirë Inter? Jam i qetë. Te Juventus dyshuan te Allegri pas humbjes ndaj Ajax në Champions League. Megjithatë presidenti Agnelli doli në konferencën për shtyp një ditë më pas duke shprehur besimin e tij për trajnerin. Nga kjo sjellje duhet të mësojmë të gjithë. Kam vendin e punës që dua të kem dhe më trajtojnë ashtu siç dua të trajtohem. Jam i qetë”.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...