Ylli i Liverpoolit: Messi më quajti gomar i vogël

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

James Milner ka pohuar se Lionel Messi e ka quajtur atë gomar gjatë përballjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Barcelonës.

Messi ishte zemëruar me Milnerin gjatë pjesës së parë të ndeshjes së parë gjysmëfinales mes tyre në Camp Nou, pasi mesfushori i Liverpoolit kishte ndërhyrë ashpër ndaj yllit të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Pasi ra në tokë, Messi u çua dhe iu vërsul Milnerit duke i reaguar ashpër. Mesfushori i gjigantit anglez, i cili di të flasë gjuhën spanjolle, ka pohuar se argjentinasi e kishte vazhduar bisedën e gjatë verbale edhe në tunel pas përfundimit të pjesës së parë.

“Ai (Messi) nuk ishte i lumtur me mua”, tha Milner për Dialy Mail të dielën.

“Ai po më thoshte shumë gjëra në gjuhën spanjolle duke ecur në tunel pas pjesës së parë, po ashtu. Ai më quante ‘gomar i vogël’. Kjo e ka kuptimin gomar, por mendoj se përdoret në futbollin spanjoll edhe si term i përgjithshëm për dike i cili i shkelmon njerëzit”, shpjegoi Milner.

“E pyeta nëse diçka ishte në rregull, por ai nuk donte të dëgjonte. Mendoj se nuk e kuptonte se unë e kuptoja spanjishten e tij”, tregoi ai.

Milner shpjegon ngjarjen më tej: “Ai më tha: ‘Ma bëre atë faull sepse ta futa topin mes këmbëve’. Në atë moment, e lashë më kaq dhe vazhdova rrugën drejt zhveshtores”.

“Ama unë kam vetëm admirim për Messin. Ai e ka fituar të drejtën për të thënë çfarë të dojë. Gjërat që i bëri ai në atë ndeshje, gjërat që i ka bërë gjithë karrierën e tij, e bën shumë të vështirë për mua të luaj kundër tij”, shtoi ai.

“Është fakt, ma ka futur topin mes këmbëve dhe ajo video është shikuar me miliona herë. Nuk jam i pari e as nuk do të jem i fundit”

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...