Statistikë: Vetëm Blackburni ishte më keq se Chelsea në historinë e Ligës Premier (Foto)

PUBLIKUAR

Humbja nga Crystal Palace e përfshin Chelesan në statistika negative në kuadër të Ligës Premier.

Pas katër javësh këtë edicion, kampioni në fuqi ka arkëtuar vetëm katër pikë – duke regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Blutë kanë pranuar nëntë gola në katër ndeshje në këtë sezon, ndërsa mbrojta londineze nuk është parë më keq që nga sezoni 1971/1972.

Londinezët kanë bërë fillimin e dytë më të keq si kampionë në historinë e Ligës Premier, vetëm Blackburn Rovers që ishte kampion në sezonin 1995/96, asokohe luajtën më keq se ekipi i Jose Mourinhios, pasi ata kishin mbledhur tri pikë pas katër ndeshjesh.

Mbrojtja e Chelseat është skandaloze këtë vit, ata kanë pranuar dy e më shumë gola në çdo ndeshje në këtë fillim sezoni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...