Se sa aktive janë ata shihet fare qartë në profilin e moderatores ku “Luanators” e “bombardojnë” me komente, pëlqime dhe shumë dashuri.
Mirëpo kjo dashuri është shumë reciproke sepse Luana qëndron shumë në kontakt me ndjekësit e saj, si me foto, video apo edhe komente të ndryshme.
Për të festuar shifren prej 1.5 milion ndjekësve, Luana u ka dedikuar një postim duke i falënderuar dhe duke “u dhuruar” nga një trëndafil për secilin.
“1.5 M, Nga nje lule per secilin nga ju qe ma mbushni shpirtin plot cdo dite me dashurine tuaj..”, shkroi Luana në postimin e saj.


