Man Unitedi vjen me ofertë marramendëse për De Ligtin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Sipas gazetës spanjolle, Sport, Manchester Unitedi i ka ofruar kapitenit të Ajaxit, Matthijs de Ligtit, një ofertë marramendëse, përshirë këtu pagë prej 14 milionë eurosh për vit, apo 270 mijë eurosh në javë.

Transferimi i shumëpritur i qendërmbrojtësi të Ajaxit, Matthijs de Ligt, në Barcelonë është duke u vlerësuar më pak i mundur gjatë ditëve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Më herët ishte raportuar se De Ligti është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Barcelonës, ku do të bashkohej me bashkëlojtarin e tij në Ajax, Frenkie de Jongun, i cili veçse i është bashkuar skuadrës katalonase.

Për transferimin e mundshëm të De Ligtit në Barcelonë ishte përfolur qysh kohë më parë, mirëpo pas sezonit të mrekullueshëm të Ajaxit, agjenti i 19-vjeçarit, Mino Raiola, beson se oferta e Barcelonës duhet të jetë më e mirë.

“Blaugranët” nuk po pranojnë ta ndryshojnë ofertën e tyre dhe kjo gjë ka bërë që Manchester Unitedi t’i futet kësaj gare.

Përderisa “Djajtë e kuq” janë për momentin në një periudhë të keqe dhe nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ata janë klub shumë më i pasur sesa Barcelona, përkundër që këta të fundit janë më të mirë në fushën e lojës për momentin.

Kështu, Manchester Unitedi është në gjendje t’ia ofrojë De Ligtit kontratën që Raiola e dëshiron, prej 14 milionë eurosh në vit. Kjo pagë do ta bënte De Ligtin njërin ndër futbollistët më të paguar në klub.

Në kontratën e tij me Manchester Unitedin do të përfshiheshin edhe shumë bonuse, përfshirë këtu bonuse për çdo paraqitje, çdo gol e çdo asist. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...