Interi zbulon fanellat e reja

PUBLIKUAR

Interi i ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm, të cilat vijnë me shumë ndryshime në krahasim me fanellat e sezoneve të fundit.

Fanella e parë e Interit për sezonin e ardhshëm përbëhet nga një kollare e bardhë për herë të parë që nga sezoni 2006/07, dhe si zakonisht janë vijat vertikale që e mbulojnë fanellën, transmeton Gazeta Express.

Pantallonat e shkurta janë të zeza dhe çorapet janë të gjysmë të kaltra, me një vijë të bardhë në mes.

Megjithatë, ndryshimi më i vërejtshëm janë vijat diagonale prapa logos Pirelli.

“Interi e ka një identitet të fuqishëm në shtëpi, kështu që sfida ishte t’i ekzekutojmë ato vija ikonike në një mënyrë më moderne, mirëpo duke e respektuar traditën”, ka thënë Pete Hoppins, disenjatori i Nike Football Apparel.

“Ne i shikuan vijat ikonike diagonale të përdorura në fanellën e dytë të vitit 1989, si dhe emblema e vjetër e klubit na frymëzuan që ta bëjmë këtë fanellë klasike, por edhe pak moderne”.

Zikaltrit do ta veshin këtë fanellë, e cila do të dalë në shitje nesër, për herë të parë në ndeshjen kundër Empolit, të dielën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...