Shqipëria publikon listën, ftohet talenti i Interit

PUBLIKUAR

Ekipi kombëtar U-21, do të grumbullohet nga nesër në Hotel “Dyrrahu” në Durrës në kuadrin e përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e Kampionatit Evropian.

Shqipëria 21-vjeçare do të luajë më 3 shtator kundër Izraelit, në orën 15.00 dhe kundër Portugalisë më 8 shtator, në orën 18.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Këto do të jenë edhe dy sfidat e para, të trajnerit te sapoemëruar Redi Jupi nën drejtimin e 21 vjeçarëve.

Shpresa e Shqipërisë, kanë zhvilluar vetëm një ndeshje për eliminatoret e Evropianit U-21, të cilën e kanë fituar në Lihtenshtejn.

Trajneri Jupi ka grumbulluar këta futbollistë: Thomas Strakosha, Aldo Teqja, Silvester Shkalla, Herdi Prenga, Bruno Lulaj, Mërgim Vojvoda, Kristi Marku, Erion Hoxhallari, Erdis Gurishta, Qazim Laçi, Kristi Qose, Klodian Gjino, Valon Ahmedi, MaldinYmeraj, Enis Gavazaj, Endri Çekiçi, Liridon Latifi, MyrtoUzuni, Rey Manaj, Albion Avdiaj, Dejvi Bregu, Milot Rashica, Gentian Selmani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...