Autostrada i lë pa ujë disa fshatra të Lipjanit

PUBLIKUAR

Për shkak të disa punimeve teknike nga kompania “Bechtel and Enka”, të dielën, disa fshatra të Komunës së Lipjanit do mbesin pa ujë të pijshëm,

KUR”Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e fshatrave të komunës së Lipjanit, si: fshati Banullë, Gllogovc, Bujaria, Llugaxhia, Marevc, Gllavicë, Gadime e ulët dhe e lartë, Babush, Smallushë dhe Ruvovc se më 30 gusht 2015, e diel, do t’kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 08:00-16:00.

Shkak i kësaj ndërprerje uji është zhvendosja e gypit të ujësjellësit në magjistralen Prishtinë – Shkup nga Kompania ”Bechtel and Enka”, për shkak të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” (Prishtinë-Shkup), njofton KUR-Prishtina.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...