Zyrtare: Giroud u jep fund spekulimeve, rinovon kontratën me Chelsean

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Olivier Giroud do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Stamford Bridge, pasi që sot nënshkroi kontratë të re njëvjeçare me Chelsean. Me këtë rinovim, Giroud u jep fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Qendërsulmuesi iu bashkua Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2018 dhe deri më tani i ka bërë 62 paraqitje, gjatë të cilave i ka shënuar 17 gola, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe, Giroud ka shkëlqyer në këtë sezon të Ligës së Evropës, ku i ka shënuar dhjetë gola. Ai u ka ndihmuar “Blues” të arrijnë deri në finale, ku më 29 maj do të përballen me Arsenalit, ku Giroud luajti për pesë sezone.

Giroud është golashënuesi i përbashkët më i mirë i këtij sezoni të Ligës së Evropës dhe është lojtari i parë i Chelseat që ka arritur numër dyshifror të golave të shënuar brenda vetëm një sezoni në Evropë.

“Jam shumë i lumtur që po nënshkruaj kontratë të re”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës për faqen zyrtare të Chelseat.

“Unë doja me të vërtetë të qëndroja këtu për të paktën edhe një vit tjetër – Jam ndierë pjesë e kësaj skuadrës, pjesë e kësaj familjeje, që nga fillimi dhe shpresoj se do të vijnë edhe shumë trofe të tjera”.

Gjatë javëve të fundit ishte vënë në dyshim e ardhmja e tij te klubi londinez, mirëpo 32-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Stamford Bridge të paktën edhe për një sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...