Juventusi pa trajner, Ronaldo e do Mourinhon patjetër

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Juventusit ta emërojë Jose Mourinhon në postin e trajnerit, pas largimit të Massimiliano Allegrit ditë më parë.

Superylli portugez  ka punuar me bashkatdhetarin Mourinho në Real Madrid dhe duket se përsëri dëshiron të stërvitë nën urdhrat e tij, transmeton Gazeta Express.

Gazetta dello Sport shpjegon se Mourinho i ka dy persona që e mbështesin për ta marrë rolin e trajnerit të Juventusit, Ronaldon dhe Jorge Mendesin.

Edhe pse gjërat nuk kishin shkuar mirë mes dyshes portugeze në Santiago Bernabeu, gjithçka është harruar dhe mbetet në të kaluarën.

Mourinho, i cili e fitoi tripletën historike me rivalin e Juves, Interin në vitin 2010, nuk pëlqehet në Torino për këtë dhe për një arsye tjetër të freskët.

Mourinho ishte tallur me tifozët e kampionit italian pas fitores së Manchester Unitedit ndaj Juventusit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, duke e prekur veshin me dorë në fushë.

Ndërkohë, favorit për këtë post mbetet Simone Inzaghi i Lazios, derisa Maurizio Sarri dhe Sinisa Mihajlovic janë përfolur si kandidatë të mundshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...