Feronikeli njoftohet me kundërshtarët e Champions League

PUBLIKUAR

Feronikeli, si kampion i ri i Kosovës, do të marrë pjesë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të tij

Feronikeli e festoi titullin e kampionit të Kosovës të dielën, të tretin në histori të tij, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, skuadra nga Drenasi do ta ketë mundësinë të luajë për herë të parë në Champions League si kampion i Kosovës.

“Nikli” do të luajë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, e cila do të organizohet në Kosovë, respektivisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dhe, për momentin kampioni i ri i Kosovës i njeh dy kundërshtarët e mundshëm, ndërsa është në pritje të atij të tretë, pasi siç dihet, në këtë fazë marrin pjesë 4 ekipe.

Lincoln Red si kampion i Gjibraltarit dhe Santa Coloma, si kampion i Andorrës, tashmë do të jenë pjesë e kësaj faze.

Ndërsa, tash po pritet emri i ekipit të katërt, i cili vjen nga San Marino, ku për këtë vend po garojnë La Fiorita e Tre Penne, që po luajnë në fazën e “Play-Offit”.

Në rundin parakualifikues skuadrat ndahen në dy vazo, ndërsa më pas luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Fituesi i këtij rrethi do të luajë në rrethin e parë eliminator të Championsit, ndërsa humbësit do të përfundojnë në rundin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

Ndeshjet e fazës parakualifikuese do të luhen nga 20 deri më 27 qershor të këtij viti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...