Ish-presidenti i Real Madridit: Bale e ka të pamundur të qëndrojë në Real

PUBLIKUAR

Gareth Bale e ka të pamundur të qëndrojë në Real Madrid për shkak të probleme dhe marrëdhënieve të këqija me trajnerin dhe tifozët, sipas ish-presidentit të klubit madrilen, Ramon Calderon.

Përfaqësuesi i Uellsit u rikthye në planet e Zinedine Zidane për ndeshjen e ditës finale kundër Real Betisit në La Liga të dielën, por u la në bankën e rezervistëve në një humbje tjetër që Santiago Bernabeu e përjetoi, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Zidane theksoi se i duhet të veprojë patjetër në interes të klubit, pasi Bale u injorua edhe pse besohet se ndeshja ndaj Betisit ka mundur të jetë ajo e lamtumirës për të.

Calderon beson se Zidane nuk e do uellsianin dhe se ai e ka të pamundur qëndrimin në Madrid.

“Zidane nuk e do atë: është një marrëdhënie që do të marrë fund”, tha Calderon për BBC.

“Duket se ajo ishte ndeshja e fundit për të në Real Madrid. Zidane, kur u largua vitin e kaluar, ai mendonte ta mbajë Ronaldon dhe ta shesë Bale dhe klubi vendosi kundër kësaj”, shtoi ai.

“Duket e pamundur për Bale të jetë këtu për shkak të marrëdhënieve me trajnerin dhe të tifozët. Gjëja më e mirë për të është të largohet”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...