Zidane: Nuk është që ne s’kemi dashur të fitonim, por s’kemi mundur

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane është i lumtur që më në fund ka mbaruar sezonin për Real Madridin, të cilin më së miri e përshkruan humbja tejet zhgënjyese në shtëpi kundër Real Betisit në ditën finale të La Ligës.

Madridi e mbyll sezonin në vendin e tretë në La Liga, me plot 12 humbje të regjistruara dhe 19 pikë prapa kampiones dhe rivales, Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes me Betisin, Zidane e pranoi se kundërshtari ishte më i mirë dhe prandaj fitoi.

“Nuk është se ne nuk deshëm të fitonim, është e qartë. Problemi është se nuk kemi mundur”, tha Zidane.

“Gjëja më e mirë për ne tani është se sezoni ka mbaruar dhe mund të mendojmë për vitin e ardhshëm sepse gjërat do të ndryshojnë, natyrisht.

Trajneri francez premtoi ndryshime, por jo edhe trofe për tifozët madrilenë sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...